Ndërlidhjet

logo-print

KOSOVA DHE MAQEDONIA NJOHIN PROTOKOLLIN PËR TRANSFERIMIN E TË DËNUARVE


Sefer Tahiri, Shkup

Sipas Ministrit të Drejtësisë Ixhet Mehmeti, qëllimi i protokollit të përkohshëm mes Maqedonisë dhe UNMIK-ut është krijimi i bazës juridike, e cila do t'ju mundësojë personave të dënuar në territorin e palës tjetër, që ta vuajnë dënimin në mjedisin prej nga e kanë prejardhjen.
"Me këtë akt, nevojën e përditshme të bashkëpunimit si fqinjë, e formalizojmë edhe në formë të marrëveshjes së shkruar dhe krijojmë bazë të bashkëpunimit fqinjësor të harmonizuar me Konventën Evropiane për Transferimin e Personave të Dënuar."
Zëvendësi i përfaqësuesit të posaçëm të UNMIK-ut për çështjet e policisë dhe drejtësisë, Zhan Kristian Kadi, deklaroi:
"Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe UNMIK-ut në sferën e gjyqësisë është komponent i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe", tha Kadi.
Ministri i Drejtësisë Ixhet Mehmeti, informoi se në Kosovë dënimin e vuajnë dy shtetas të Maqedonisë, ndërsa në burgjet e Maqedonisë, dënimin e vuajnë 55 shtetas të huaj.
"Shtetas të Shqipërisë ka 25, nga Kosova ka 7 persona, ka nga Turqia, nga Peruja", tha zoti Mehmeti duke shtuar, se duke patur parasysh se në luftën kundër krimit të organizuar, është i domosdoshëm bashkëpunimi rajonal, në të ardhmen do të nënshkruhet një marrëveshje e përgjithshme për bashkëpunim në sferën e gjyqësisë, midis Maqedonisë dhe UNMIK-ut.


XS
SM
MD
LG