Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Yasser Arafat sot u varros në selinë e tij në Bregun Perëndimor në Ramallah.
Mijëra palestinezë u tubuan rreth helikopterit, i cili e solli arkivolin me trupin e Arafatit, ndërsa forca të shumta palestineze të sigurisë, me të shtëna të vazhdueshme në ajër u përpoqën të zbrapsin turrmën, që arkivoli të mund të bartej në banesën e fundit.
Shërbimet mortore u kryen në Kairo. Arkivoli i mbështjellë me flamurin palestinez qëndroi në një xhami brenda një baze ushtarake, ndërsa lutjet u kryen nga kryekleriku i Egjiptit, Sheiku Mohammed Sayed Tantawi.
Ceremonia e fundit u krye në një klub ushtarak, në praninë e presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak, ministrave të qeverisë dhe titullarëve të huaj.
Trupi i Arafatit mbërriti në Kairo të enjten nga Franca, ku lideri 75 vjeçar palestinez vdiq nga një sëmundje e papërcaktuar.
XS
SM
MD
LG