Ndërlidhjet

KABUL


Ka hyrë në ditën e 15 rrëmbimi i Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj nga OKB-ja. Qeveria afgane tha se bën ç'është e mundur të sigurojë lirimin e tyre.
"Ne nuk jemi duke i kursyer përpjekjet për t'i liruar ata paqësisht ", i ka thënë agjencisë France Press, zyrtari i qeverisë Lutfullah Mashal.
Militantët janë shprehur optimistë se autoritetet afgane do t'i lirojnë 26 talibanët e burgosur, si shkëmbim për pengjët.
Megjithatë, njëri nga militanët Sabir Momin, e ka hedhur poshtë thirrjen e OKB-së që pengjët të lirohen para festës së Bajramit.
XS
SM
MD
LG