Ndërlidhjet

FALLUJAH


Forcat amerikane dhe irakiene vazhduan operacionin ushtarak në Fallujah, ndërsa ushtria tha se kontrollon pothuajse gjithë qytetin.
Zëdhënësja e Gjysëmhënës së Kuqe Firdoos al-Ubadi, luftimet i quajti "katastrofë e madhe", dhe tha se forcat amerikane dhe qeveria irakiene janë përgjegjëse për shëndetin dhe mirëqenien e civilëve.
Zyrtarët thanë se që nga fillimi i ofensivës janë vrarë 18 ushtarë amerikanë, 5 ushtarë irakianë dhe rreth 600 kryengritës. Nuk dihen pasojat mes civilëve.
Ndërkohë, qeveria e Holandës konfirmoi se në mars do të fillojë t'i tërheqë 1.300 trupat, të cilat janë nën komandën britanike në jug të Irakut.
XS
SM
MD
LG