Ndërlidhjet

RAMALLAH


Liderët palestinezë thanë sot se vdekja e presidentit Yaser Arafat ka krijuar një rast unik për të rifilluar përpjekjet për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme.
Kryeministri Ahmed Qorei u zotua se zgjedhjet që do ta zëvendësonin liderin e deritashëm do të mbahen brenda 60 ditëve.
Presidenti amerikan George Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair janë zotuar se do t'i japin një shtysë të re procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
"Besoj që kemi gjasa të mëdha për ta themeluar shtetin palestinez, dhe kam ndërmend që kapitalin e Shteteve të Bashkuara në 4 vitet e ardhshme ta shpenzoj për një shtet të tillë. Besoj që kjo është në interes të botës", ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG