Ndërlidhjet

BUKURESHT


Sot në Bukuresht fillon takimi “Kosova 2005 – krijimi i sigurisë në fqinjësi”, organizuar nga Projekti për Marrëdhënie Etnike. Në takim do diskutohet ndikimi i skenarëve të ndryshëm në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit si dhe “alternativat e mundshme për Kosovën”. Nga Kosova po marrin pjesë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lideri i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq etj. Ndërkaq, edhe pse ishin ftuar, në Bukuresht nuk kanë udhëtuar shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe drejtuesi i listës “Ora”, Veton Surroi. Pritet , që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Serbisë, rajonit, OKB-së , BE dhe NATOS.
XS
SM
MD
LG