Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Militantë afganë që po mbajnë Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj nga OKB-ja, kanë akuzuar sot Shtetet e Bashkuara për ngecjen e negociatave për lirimin e pengjeve.
Lideri i grupit Ushtria Myslimane Akbar Agha ka thënë se deklaratat e zëvendëssekretarit amerikan të shtetit Richard Armitage, për moslirimin e të burgosurve talibanë, kanë shuar shpresat për lirimin e pengjeve para festës së Bajramit.
"Negociatorët nga qeveria afgane na kanë kontaktuar të premten dhe diskutuam tërë situatën," i ka thënë agjencisë Associated Press Agha, duke shtuar se "shpreson që sot të merret ndonjë vendim për fatin e pengjeve".
XS
SM
MD
LG