Ndërlidhjet

KABUL


Militantë afganë që po mbajnë Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj nga OKB-ja, kanë akuzuar sot Shtetet e Bashkuara për ngecjen e negociatave për lirimin e pengjeve, edhe pse një zyrtar afgan ka thënë se kërkesa e parave ka qenë pengesa kryesore.
Akbar Aga, që pohon të jetë lider i Ushtrisë Myslimane, ka thënë se deklarata e zëvendëssekretarit amerikan të shtetit Richard Armitage, për moslirimin e të burgosurve talibanë, ka shuar shpresat për lirimin e pengjeve para festës së Bajramit.
Megjithatë, Akbar Agha ka thënë se pas negociatave të djeshme me qeverinë afgane, "shpreson që sot të merret ndonjë vendim për fatin e pengjeve".
XS
SM
MD
LG