Ndërlidhjet

FALLUXHA


Këshilltari për siguri kombëtare i Irakut thotë se më shume se 1000 kryengritës janë vrarë dhe rreth 200 janë zënë gjatë operacionit 6 ditësh të forcave amerikane dhe irakiane në Falluxha.
Qassem Daoud tha sot se operacioni për rimarrjen e kontrolit mbi Falluxhanë, pothuajse ka përfunduar dhe kanë mbetur vetëm disa pika të vogla të rezistencës.
Por, militanti i kërkuar Abu Musab al Zarqaëi, ka ikur. Zyrtarët thonë se në këtë operacion janë vrarë 22 ushtarë amerikanë dhe 5 irakianë. Pasojat në civilë nuk dihen.
Ndërkohë, forcat irakiane janë dërguar sot në Mosul për penguar kryengritjen atje.
XS
SM
MD
LG