Ndërlidhjet

RAMALLAH


Një ditë pas varrosjes së Yasser Arafatit, palestinezët kanë filluar të mbushin vakuumin, që la vdekja e tij.
Kryeministri Ahmed Qurei ka thënë se zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 9 janar dhe zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez do mbahen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Qurei ka kërkuar sot rinisjen e negociatave paqësore me Izraelin.
"I them administratës amerikane, presidentit Bush, Izraelit si dhe botës se tash është koha që të jemi më seriozë," ka thënë Qurei.
Presidenti amerikan George Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair janë zotuar se do t'i japin një shtysë të re procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe se do të punojnë për krijimin e shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG