Ndërlidhjet

PRAGË


Myslimanët anekënd botës e kremtojnë Fitër Bajramin, i cili e shënon përfundimin e muajit të Ramazanit.
Në Ballkan, Egjipt, Iran, Jordan, Liban, Oman, Siri dhe Jemen, dita e parë e Bajramit filloi sot, ndërsa në vëndet tjera si Bahreini, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, festimi filloi dje.
Hussein Al-Sadr, anëtar i Kuvendit Kombëtar të Irakut, në Bagdad përfitoi nga rasti për të folur kundër terrorizmit në emër të Islamit.
Fyerja më e madhe për Islamin është kur e ndani Islamin nga kuptimi i tij i vërtetë. Kjo don të thotë kur ushtroni terrorizëm në emër të Islamit, kur vrisni në emër të Islamit, dhe kur therrni njerëz të pafajshëm në emër të Islamit", tha Hussein Al-Sadr.
Udhëheqësit fetarë dhe shtetërorë në Pakistan, në pjesën e kontestuar të Kashmirit dhe në Indonezi, gjithashtu e shënuan festën e Fitër Bajramit me thirrje për t'i dhënë fund ekstremizmit.
Por në Kashmir, militantë të dyshuar islamikë vranë tre policë, ndërsa në shumicën myslimane në Tajlandën jugore, të paktën një njeri u vra dhe 30 u plagosën nga shpërthimet në 24 orët e fundit.
Në Indonezi, të paktën 6 njerëz e humbën jetën nga shpërthimi që shkatërroi një autobus.
XS
SM
MD
LG