Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat amerikane e kanë pushtuar tërë qytetin e Fallujas, dhe se më nuk ka përleshje të mëdha me kryengritësit.
Gjeneral Majori Richard Natonski, komandant i Divizionit të Parë të Marinës, tha se mund të jenë vrarë mbi 1.200 kryengritës prej fillimit të operacionit të hënën.
Në ofenzivën kundër kryengritësve në Fallujah u vranë të paktën 24 ushtarë amerikanë dhe mbi 1.000 militantë.
Ndërkohë, në qytetin qendror Buhriz qindra njerëz protestuan kundër ofenzivës amerikane në Fallujah, kurse kryeministrin e përkohshëm irakien Iyad Allawi e akuzuan për "tradhti".
Nga qyteti verior Mosul njoftohet se shkaku i sulmeve të kryengritësve, amerikanët janë detyruar të tërheqin një bataljon nga Fallujah.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu ka njoftuar se marincat amerikanë kanë gjetur trupin e gjymtuar të një gruaje, e cila sipas tyre, është nga perëndimi.
Dy gratë nga perëndimi që janë rrëmbyer në Irak janë Margaret hassan, drejtuese e organizatës humanitare CARE, e cila u rrëmbye në 19 tetor, dhe Teresa Borcz Khalifa, shtetase irakiene me origjinë polake.
XS
SM
MD
LG