Ndërlidhjet

RAMALLAH


Zyrtarët palestinezë sot pritet ta caktojnë datën e zgjedhjeve presidenciale, për të zgjedhur trashëgimtarin e liderit Yasser Arafat.
Si president i përkohshëm i Autoritetit Palestinez është zgjedhur kryetari i Parlamentit, Rauhi Fattouh.
Në Uashington, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ka shfaqur shpresën së shpejti të takohet me liderët palestinezë.
Departamenti i shtetit tha se Powell do të udhëtojë në konferencën në Egjipt më 22 dhe 23 nëntor, ku mund të takohet me ish kryeministrin palestinez Ahmed Qorei dhe kryeministrin aktual Mahmoud Abbas.
XS
SM
MD
LG