Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Myslimanët anekënd botës po festojnë Fitër Bajramin, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në Ballkan, Egjipt, Iran, Jordani, Liban, Oman, Siri dhe Jemen, dita e parë e Bajramit filloi sot, ndërsa në vendet tjera si Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, festimi filloi dje.
Hussein Al-Sadr, anëtar i Kuvendit Kombëtar të Irakut, në Bagdad ka folur me rastin e Bajramit kundër terrorizmit në emër të Islamit.
Fyerja më e madhe për Islamin është kur e ndani Islamin nga kuptimi i tij i vërtetë. Kjo do të thotë kur ushtroni terrorizëm në emër të Islamit, kur vrisni në emër të Islamit, dhe kur therrni njerëz të pafajshëm në emër të Islamit", tha Hussein Al-Sadr.
XS
SM
MD
LG