Ndërlidhjet

logo-print

FALLUXHA


Trupat amerikane kanë hyrë në gjithë qytetin e Falluxhës, por kanë theksuar se nuk kontrollojnë plotësisht gjithë qytetin.
"Duke filluar nga mbrëmja e së shtunës ne gjendemi në të gjitha pjesët e qytetit. Me fjalë të tjera qyteti është marrë, duke e cliruar Falluxhën", ka deklaruar gjenerali amerikan, John Sattler.
Më tej ai ka shtuar se operacionet po vazhdojnë në zona të izoluara të qytetit. Organizata huumanitare e "Gjysmë Hënës" irakiane nuk ka hyrë ende në Falluxha për të ndihmuar civilët, derisa vazhdon ndërmjetësimi me forcat amerikane.
Në të tjera zhvillime një stacion policor në Mosul është marrë nga kryengritësit, derisa forcat e koalicionit po luftojnë për ta rimarrë atë.
Kryeministri irakian Ijad Allaui ka bërë të ditur se aeroporti i Bagdadit do të rihapet të hënën.
XS
SM
MD
LG