Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha se qeveria e tij do bashkëpunojë me gjykatën e Hagës, por në mënyrë të tillë që të mos rrezikojë qëndrueshmërinë e vendit. Deklaratat e Koshtunicës ishin në përgjigje të kërkesave të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllvinë për arrestimin dhe dorëzimin e 15 të akuzuarve për krime lufte. Koshtunica ka shtuar se arrestimi i disa prej 15 të kërkuarve do mund të ndikonte në stabilitetin e Serbisë. Koshtunica duhet të raportojë këtë muaj para Këshillit të Sigurimit për bashkëpunimin me Hagën.
XS
SM
MD
LG