Ndërlidhjet

logo-print

FALLUJAH


Aeroplanët luftarakë amerikanë sot i bombarduan pozicionet e dyshuara të kryengritësve në Fallujah, veçanërisht kompleksin e tunelëve në jug të qytetit.
Ushtria tha se tunelet ndërlidheshin me disa uzina përplot armë dhe pajisje tjera ushtarake.
Raportohet se trupat amerikane dhe irakiene tani kontrollojnë pjesët kryesore të Fallujas, por shumica e kryengritësve janë përqëndruar në jug të qytetit.
Ushtria tha se prej fillimit të ofenzivës të hënën e kaluar, janë vrarë 38 ushtarë amerikanë, 6 ushtarë irakienë dhe rreth 1.000 militantë.
Nga qyteti Baquba raportohet për përleshje të kryengritësve me policinë irakiene.
XS
SM
MD
LG