Ndërlidhjet

KOSOVA, MODEL PËR SHTETET E BASHKUARA NË IRAK


WASHINGTON TIMES

Në operacionin, i cili e pasqyron atë që Shtetet e Bashkuara shpresonin ta bëjnë edhe në Irak, trupat amerikane në Kosovë janë të angazhuara në ndërtimin e rrugëve, mësimin e anglishtes dhe shoqërimin me banorët e Kosovës, të cilët ende janë mirënjohës për intervenimin e NATO-s në Ballkan.
Gjatë një patrullimi, pjesëtari i gardës në Gjilan, togeri Scott Paulik, e ngriti me duar një djalosh, gjest ky që nga i ati bukëpjekës u pa me admirim.
"Ai është i rregullt. Nëse nuk i kushtojmë vëmendje, gjithë kohën do të na vijë pas", ka thënë 22 vjeçari nga Lima, Ohio.
Djaloshi i buzëqeshur është një ndër 30 të rinjtë serbë, të cilët jetojnë në qytet, 5 vjet pasi sulmet ajrore amerikane i dëbuan forcat ushtarake serbe nga Kosova.
Besimi që ai e ka te ushtari i huaj flet për vëllimin e raporteve që paqëruajtësit amerikanë i kanë vendosur me të gjitha komunitetet në Kosovë, si të krishterët, ashtu dhe myslimanët.
Deri para tre viteve, pjesëtarët e patrullës së trupave amerikane mbanin helmeta dhe këmisha anti-plumb, por tani kur patrullojnë, ato i lënë pas vetes në bazën e tyre, Campin Montieth.
"Prisnim të ndodhë diçka e keqe kur të patrullojmë, por shumica prej nesh, armët i mbajmë pas shpine", ka thënë togeri Paulik, i cili në jetën civile merret me përpunimin e drurit.
"Shumica e njerëzve janë të ngazëllyer me ne, jo vetëm me KFOR-in, por me ne si amerikanë. Janë të lumtur kur e shohin flamurin amerikan mbi supet tona", ka thënë Paulik.
Togeri tjetër Mike Bell, njeriu që i dërgon patrullat e tilla, ndihet i kënaqur pas 8 muaj shërbimi në Irak. Ata thjesht vetëm patrullojnë dhe kërkojnë të shohin diçka të pazakonshme", thotë 31-vjeçari nga Akron, Ohio.
Shumica e 1.800 ushtarëve amerikanë në Kosovë janë pjesëtarë të gardës apo rezervistë nga Ohio, Kentucky apo Karolina e Jugut.
"Ambienti është shumë më pak armiqësor se ai për të cilin jemi stërvitur. Fare nuk janë të zemëruar me ne. Më e keqja që mund të ndodhë është të mos na flasin, por kjo s'na shqetëson", pohon togeri Matthew Goedde, nga Kalida, Ohio.
Përkundër atmosferës së relaksuar, togeri Bell thotë se testi i vërtetë ishin ngjarjet e dhunshme të marsit, kur trupat amerikane nuk ia dolën t'i shpëtojnë jetën një serbi 52-vjeçar, i cili e mbronte të ëmën 70 vjeçare.
Koloneli Gordon Ellis, në jetën civile është shef i policisë në Austintown, Ohio. Disa ushtarë tanë nga njësiti i inxhinierisë ndihmojnë në mirëmbajtjen e rrugëve. Disa janë mësues, kështu që me mësimet e anglishtes kemi filluar përmirësimin e programeve shkollore", ka thënë Ellis.
"Në përgjithësi, trupat tona janë të mirëpritura. Këtu ekziston bindja se forcat amerikane janë të drejta për nga natyra. Kryesorja është se duhet të mbetemi syçelë, shkaku i asaj që ndodhi në mars", tha koloneli Ellis.
XS
SM
MD
LG