Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Militantët afganë që mbajnë të rrëmbyer Shqipe Hebibin dhe dy kolegët e saj kanë përsëritur kërcënimin për ekzekutimin e pengjeve, derisa kanë hedhur poshtë ofertën e qeverisë për para në shkëmbim të lirimit të të rrëmbyerve.
Akbar Aga, që paraqitet si zëdhënës i "Ushtrisë së Myslimanëve" ka deklaruar se pas orës 11 të mbrëmjes, me orën lokale të Afganistanit, nuk do përpiqen më të kontaktojnë qeverinë afgane apo Kombet e Bashkuara.
Më tej ai ka shtuar se nëse marrim ftesë për bisedime nga këto struktura do ta shqyrtojmë vendimin.
Kërkesa kryesore e rrëmbyesve mbetet lirimi i 26 të burgosurve talibanë.
XS
SM
MD
LG