Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Teodor Meron, ka shprehur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shqetësimin se Gjykata po përballet me mungesë fondesh në një moment kyc.
Meron ka theksuar se Gjykata e Hagës ka humbur rreth 100 punonjës për shkak të ngrirjes së procedurave të marrjes së punonjësve të rinj.
"Ne po mundohemi shumë për një kohë të gjatë të bëjmë më tepër me më pak fonde duke rishpërndarë punën. Po kjo do ndikojë në aftësitë e Gjykatës që të veprojë me efikasitet dhe të realizojë strategjinë e paraparë", ka thënë presidenti i Gjykatës së Hagës, Teodor Meron.
Më tej ai ka shtuar se mungesa e fondeve nuk do lejojë që Gjykata të përfundojë misionin e vet deri në vitin 2010 sic është paraparë.
XS
SM
MD
LG