Ndërlidhjet

PRAGË


Pas lajmit për dorëheqjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, burrështetas nga gjithë bota kanë shprehur vlerësimin e tyre të lartë për shefin e diplomacisë amerikane.
Homologu i tij britanik, Jack Straw ishte ndër të parët që ka reaguar.
"Kam parë tek Powell njeriun e palodhur në punën e tij për Shtetet e Bashkuara, i palodhur në punën e tij me NATO-n dhe aleancën transatlantike, i palodhur në punën e tij për paqe në botë", tha Straw.
Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer i ka cilësuar mardhëniet me Powell si të shkëlqyera, megjithë mosmarrëveshjet gjermano-amerikane rreth Irakut.
Edhe bota arabe e ka pritur me keqardhje largimin e Pauellit.
XS
SM
MD
LG