Ndërlidhjet

BUDAPEST


Qeveria hungareze po shqyrton ndonjë mënyrë tjetër për t'i mbajtur trupat ushtarake në Irak pasi që parlamenti nuk e aprovoi vendimin e qeverisë për zgjatur mandatin misionit ushtarak edhe në vitin 2005. Kryeministri Ferenc Gyuresany tha se qeveria po konsultohet me NATO-n rreth dërgimit të personelit ushtarak në Irak, për të marrë pjesë në misonin trajnues joluftarak nën komandën e NATO-së. Kjo lëvizje nuk kërkon aprovimin e parlamentit.
XS
SM
MD
LG