Ndërlidhjet

KABUL


Shqipe Hebibi dhe dy kolegët e saj nga Britania dhe Filipinet, të rrëmbyer tre javë më parë në Kabul, besohet se mbahen në rajonin e Kabulit nga grupe kriminele dhe jo nga grupe talibane, ka deklaruar Ministria e Brendshme afgane.
Grupi i rrëmbyesve ka hequr dorë gradualisht nga kërkesat kyce, sic ishin tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani dhe lirimi i të burgosurve talibanë. Ndërkohë që nuk ka asnjë deklaratë të tyre gjatë 24 orëve të fundit. Burimet afgane kanë theksuar se grupi taliban "Ushtria e myslimanëve" mund të jetë i interesuar të marrë pengjet. Nga ana tjetër "Ushtria e myslimanëve" ka përsëritur se personat që i mbajnë pengjet janë më këtë grup.
Disa diplomatë kanë spekulluar se rrëmbimi mund të jetë vepër e besnikëve të ndonjë prej kandidatëve presidencialë që humbën në zgjedhjet e 9 tetorit.
XS
SM
MD
LG