Ndërlidhjet

KABUL


Guerila talibane e Afganistanit ka përsëritur sot se nuk ka të bëjë asgje me rrëmbimin e tre punëtorëve të OKB-së mes të cilëve është edhe Shqipe Hebibi. Zëdhënësi taliban, Abdul Latif Hakimi, ka thënë se ata e kundërshtojnë rrëmbimin e femrave, pasi që është në kundërshtim me fenë islame. Edhe Ministria e Brendshme afgane ka thënë se pengjet ka të ngjarë që mbahen nga grupe kriminele dhe jo nga grupe talibane.
"Tre punëtorët e OKB-së që u rrëmbyen tri javë më parë në Afganistan ka shumë mundësi që po mbahen ende në Kabul. Ministria e brendshme dhe policia po i kontrollon daljet nga Kabuli", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Luftallah Mashall. Grupi i rrëmbyesve ka hequr dorë gradualisht nga kërkesat kyce, sic ishin tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani dhe lirimi i të burgosurve talibanë. Ndërkohë që nuk ka asnjë deklaratë të tyre gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG