Ndërlidhjet

LONDËR


Liderët perëndimorë kanë dënuar sot vrasjen e punëtores humanitare Margaret Hassan, e cila qe rrëmbyer në Irak para një muaji. Kryeministri Tony Blair duke folur në Parlamentin britanik e ka dënuar trajtimin mizor që i është bërë znj. Hassan:
"E di se të gjithë duan të shprehin pikëllimin për atë që i ka ndodhur Margaret Hassanit dhe të nderojë 30 vitet e saj që ia kushtoi punës për popullin e Irakut", ka thënë Blair.
Vrasjen e drejtoreshës së Grupit Humanitar CARE, Margaret Hassan, e cila kishte nënshtetësi britanike dhe irlandeze e ka dënuar edhe kryeministri irlandez dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG