Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë pajtuar sot që të krijojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosovë. Sipas kësaj marrëveshjeje, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nominohet për kryeministër të Kosovës, kurse LDK-ja propozon zëvendëskryeministrin. Në koalicion përfshihen dhe parti më të vogla siç është PSHDK dhe partitë e pakicave jo serbe. Këtë vendim, e ka marrur sot kryesia e Lidhjes Demokratike pas një mbledhjeje të mbajtur, ka njoftuar zëdhënësi i saj, Lulëzim Zeneli. AAK përmes një komunikate me shkrim të kryetarit të saj Ramush Haradinajt e përshëndeti këtë vendim të LDK-së. “Unë personalisht, ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, siç kemi vendosur në mbledhjen e kryesisë me kryetarë të degëve, e kemi mirëpritur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të pranuar ofertën tonë për koalicion, së bashku me Partinë Shqiptare Demokristiane dhe partitë tjera të komuniteteve joserbe”, thuhet në deklaratën e z.Haradinaj.
XS
SM
MD
LG