Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Ministria e Brendshme afgane ka thënë se beson se tre punonjësit e OKB-së që u rrëmbyen tri javë më parë, mes të cilëve edhe Shqipe Hebibi, po mbahen afër Kabulit. Zëdhënësi i kësaj ministrie Lutfullah Mashal ka thënë se ka mundësi se ata po mbahen nga grupe kriminele dhe jo nga talibanët. Zëdhënësi taliban, Abdul Latif Hakimi i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se ai nuk mendon se anëtarët talibanë janë të përfshirë në rrëmbimet.
"Rrëmbimi ose mbajtja e pengjeve, unë besoj se nuk është një aksion që mund të jetë efektiv kundër armikut, dhe as përgjigjje e arsyeshme për kërkesat. Është edhe një problem tjetër. Thuhet se mes pengjeve ka femra. Unë besoj se rrëmbimi i femrave nuk përkon me ligjin islamik –sheriatin", tha Hakimi. Grupi i rrëmbyesve ka hequr dorë gradualisht nga kërkesat kyce, sic ishin tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani dhe lirimi i të burgosurve talibanë.
XS
SM
MD
LG