Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretari i Shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara kanë informata që sugjerojnë se Irani aktivisht punon në teknologjinë e përshtatjes së predhave për të mbajtur koka bërthamore.
Powell i bëri këto komente gjatë një udhëtimi në Amerikën Latine, por nuk dha detaje tjera.
Ndërkohë, televizioni shtetëror i Iranit raportoi se 4 persona janë akuzuar për spiunazh në lokacionet bërthamore të Iranit.
Akuzat u ngritën pasi grupi opozitar iranian, Këshilli Kombëtar për Rezistencë, e akuzoi Iranin se ka siguruar uranium dhe plane të nevojshme për bombat bërthamore nga shkencëtari pakistanez Abdul Qadeer Khan.
XS
SM
MD
LG