Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Kombet e Bashkuara i ripërsëritën thirrjet për lirimin e 3 punonjësve ndërkombëtarë të rrëmbyer nga militantët islamikë në Afganistan.
"Para tre javësh, në 28 tetor, Anetta Flanigan, Shqipe Hebibi dhe Angelito Nayan u rrëmbyen në Kabul. I lusim ata që mbajnë Shqipen, Liton dhe Annetën, t'i lirojnë" tha zëdhënësi Manoel Almeida e Silva.
Grupi i ashtuqajtur Ushtria e Myslimanëve, disa herë i tejkaloi afatet që vetë i caktoi për lirimin e pengjeve, në këmbim të lirimit të 26 të burgosurve talibanë.
Ndërkohë, zyrtari afgan Latfullah Mashal tha se pengmarrësit janë kriminelë, e jo grup i ndërlidhur me talibanët.
XS
SM
MD
LG