Ndërlidhjet

BAGDAD


Një komandant i forcave amerikane tha se ofensiva në Falluja ka "thyer kurrizin e kryengritësve" atje.
Gjenerali John Sattler ka thënë se 51 ushtarë amerikane dhe 8 irakianë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve, ndërkaq vlerësohet se janë vrarë rreth 1200 kryengritës.
Dhuna sot ka vazhduar në qytete tjera të Irakut, me të paktën 8 irakianë të vrarë nga sulmet me mortaja në Mosul dhe shpërthime tjera në Bagdad, Baiji dhe Kirkuk.
Ndërkohë, qeveria irakiane ka paralajmëruar sot se klerikët islamikë që nxisin dhunën do të konsiderohen si "pjesëmarrës në terrorizëm".
XS
SM
MD
LG