Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti francez Zhak Shirak kanë shmangur dallimet e tyre rreth luftës në Irak.
Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, Blair ka thënë se pavarësisht nga mosmarrëveshjet në të kaluarën, Britania dhe Franca duan ta shohin një Irak "demokratik dhe stabil".
Duke e quajtur luftën në Irak mosmarrëveshjen e vetme, Shirak ka thënë se "historia do të tregojë" se kush kishte të drejtë dhe kush gabim.
Blair ka thënë se përvec Lindjes së Mesme, të dy këto vende po punojnë së bashku edhe në cështje tjera:
"Sa i përket Iranit, Afganistanit, Ballkanit dhe Afrikës, sa i përket ndryshimeve klimatike, ne po punojmë ngushtë së bashku", ka thënë Blair.
Vizita e Shirakut në Londër shënon 100 vjetorin e arritjes së paqes mes këtyre dy vendeve.
XS
SM
MD
LG