Ndërlidhjet

ATHINË


Presidenti George Bush i ka thënë Greqisë se do të pranojë rezultatin e bisedimeve të Kombeve të Bashkuara rreth emrit të shtetit fqinj të saj, edhe pse Uashingtoni e ka njohur këtë muaj Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Greqia konteston këtë emër pasi pretendon se një territor në veri të saj ka emrin e njëjtë.
Zyra e kryeminstrit grek ka publikuar një letër të Bushit, në të cilën Bush shpjegon vendimin si një mënyrë për të ndihmuar dështimin e referendumit në Maqedoni, që kishte për qëllim reduktimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.
XS
SM
MD
LG