Ndërlidhjet

TEHERAN


Kreu i organizatës bërthamore të Iranit Gholam-Reza Aqazadeh tha se Teherani të hënën do të fillojë pezullimin e pasurimit të uraniumit në bazë të marrëveshjes me tre vendet e Bashkimit Evropian.
Duke folur në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Santiago të Kilit, presidenti amerikan George Bush i quajti "çështje tepër serioze" raportet se Irani e ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit që mund të përdoret për armët bërthamore.
"Arsyeja përse ndërhynë evropianët, është sepse ata besojnë se Irani ka ambicje bërthamore, ashtu siç besojmë ne dhe shumica në botë. Prandaj është me rëndësi që qeveria e Iranit të dëgjojë se jemi të shqetësuar", tha Bush, i cili lëvdoi Francën, Gjermaninë dhe Britaninë për marrëveshjen e arritur me Teheranin.
XS
SM
MD
LG