Ndërlidhjet

KIEV


Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë përcjellë me raporte për parregullsi të shumta.
Në zgjedhjet që shihen vendimtare për afrimin e lidhjeve të Ukrainës me Bashkimin Evropian apo me Moskën, votuesit duhet të përcaktohen ndërmjet kryeministrit Viktor Yanukovich dhe liderit opozitar Viktor Yuschenko.
Presidenti rus Vladimir Putin haptas e ka mbështetur kryeministrin aktual, ndërsa presidenti amerikan George Bush paralajmëroi se nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira e të ndershme, Uashingtoni do t'i rishikojë marrëdhëniet me Ukrainën.
Pasi votimit, Yuschenko i përshkroi zgjedhjet si test për demokracinë.
"Dëshiroj që populli im ta kalojë këtë test të demokracisë. Jam i sigurt se çdo popull duhet një herë të përballet me sfidën për të jetuar në liri, begati dhe demokraci", tha Yanukovich.
Më parë, nga rajonet Cherkassy dhe Volyn u raportua për një polic të vrarë dhe vjedhjen e disa kutive të votimit.
XS
SM
MD
LG