Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga Iraku sot raportohen incidente në zona të ndryshme të vendit.
Në Mosul, dy persona janë vrarë dhe 5 janë plagosur në sulmin me mortaja në qendër të qytetit.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 5 ushtarë amerikanë u vranë nga shpërthimi i një automjeti bombë në perëndim të Bagdadit.
Ndërkohë, Komisioni i Zgjedhjeve tha se në 30 janar do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për parlamentin e përkohshëm të Irakut, i cili do ta zgjedhë qeverinë e re dhe do ta mbikqyrë hartimin e kushtetutës.
Zgjedhjet më parë ishin caktuar për 27 janar.
XS
SM
MD
LG