Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Kombet e Bashkuara e ripërsëritën sot kërkesën për lirimin e tre punonjësve të vet në Afganistan.
"Anneta Flanigan, Shqipe Hebibi dhe Angelito Nayan u rrëmbyen para 25 ditësh në Kabul. Ju përsërisim kërkesën për t'i liruar, që të mund t'u bashkohen familjeve dhe miqve të tyre", tha zëdhënësi Manoel de Almeida e Silva, duke shtuar se dje rreth 50 gra afgane janë ofruar t'u zënë vendin pengjve.
Akhbar Agha, zëdhënësi i grupit që ka marrë përsipër rrëmbimin, i ka cilësuar si të suksesshme bisedimet e ditëve të fundit. Një zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan nuk ka pranuar të hedhë poshtë mundësinë e lirimit të disa të burgosurve, që është kërkesa kryesore e pengmarrësve.
Ndërkohë autoritetet afgane po hetojnë nëse një pengmarrës i dyshuar për rrëmbimin e punonjësve ndërkombëtarë është torturuar përpara se të vdesë në paraburgim.
XS
SM
MD
LG