Ndërlidhjet

BAGDAD


30 janari i vitit 2005 është caktuar si data e zgjedhjeve në Irak, megjithë dhunën e militantëve në pjesë të ndryshme të vendit.
Nga zgjedhjet e janarit do të dalë parlamenti i përkohshëm që do zgjedhë qeverinë e cila do mbikqyrë hartimin e kushtetutës së re.
Gjatë ditës katër shpërthime kanë ndodhur pranë zonës së gjelbër ku gjendet komanda e trupave amerikane në Bagdad, por nuk ka informacione për viktima.
Në Ramadi janë vrarë tetë ushtarë të Gardës irakiane dhe janë plagosur 18 të tjerë.
Forcat amerikane kanë gjetur në Mosul dy trupa të tjerë, vetëm një ditë pas gjetjes së 9 kufomave të ushtarëve irakianë të ekzekutuar.
Ndërkaq një i afërmi i kryeministrit irakian, i rrëmbyer ditë më parë është liruar.
XS
SM
MD
LG