Ndërlidhjet

KJEV


Kanë përfunduar në Ukrainë zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilës do përcaktojë drejtimin e ardhshëm politik të këtij vendi. Në turin e dytë të këtyre zgjedhjeve garonin kryeministri aktul Viktor Janukovic, i mbështetur nga Rusia dhe Viktor Jushcenko, që synon orientimin evropian të Ukrainës. Zgjedhjet janë shoqëruar me tensione, derisa njoftohet për parregullsi të shumta. Llogaritet se mbi 55 për qind e zgjedhësve kanë marrë pjesë në votime. Organizatat joqeveritare kanë njoftuar se udhëheqësi i opozitës Jushcenko kryeson votimet.
XS
SM
MD
LG