Ndërlidhjet

KABUL


Forcat amerikane dhe afgane, që po kërkojnë tri pengjet e OKB-së mes të cilëve edhe Shqipe Hebibin nga Peja kanë bastisur disa shtëpi në Kabul. Ata kanë arrestuar të paktën 10 persona, por nuk ka indikacione se i kanë gjetur pengjet.
Ndërkohë, militantët afganë kanë thënë se qeveria me këto veprime po tërhiqet nga negociatat.
Një nga militantët Mullah Sabir Momin, ka thënë se qeveria do të jetë përgjegjëse për fatin e pengjeve nëse planifikon ndonjë mashtrim.
XS
SM
MD
LG