Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretari i shtetit Colin Powell tha se liderët izraelitë e kanë siguruar që do t'u ndihmojnë palestinezëve t'i mbajnë zgjedhjet e suksesshme në 9 janar për ta zëvendësuar liderin e ndjerë Yasser Arafat.
"Ajo që vërtetë na duhet është që pala palestineze në këtë epokë të re, të flasë qartë kundër terrorizmit, t'i tubojë të gjitha elementet e palestinezëve dhe t'ua bëjë të qartë se është koha për t'i ndalur të gjitha nxitjet dhe dhunën", tha Powell në Jerusalem pas takimit me udhëheqësit izraelitë.
Sekretari amerikan i shtetit më pas udhëtoi në Bregun Perëndimor për t'u takuar me udhëheqësit palestinezë.
XS
SM
MD
LG