Ndërlidhjet

KABUL


Shqipe Hebibi dhe dy kolegët e saj të OKB-së janë liruar. Ata po mbaheshin prej afër 4 javësh nga militantët. Ministri i brendshëm afgan Ali Ahmad Jalali tha se pengjet- filipinasi, britanikja dhe kosovarja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
"Jemi të kënaqur të njoftojmë se punëtorët e OKB-së të marrë peng 27 ditë më parë janë liruar dhe janë në një vend të sigurt. Rezultatet paraprake mjekësore tregojnë se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore", ka thënë Jalali.
Militantët e Ushtrisë Myslimane ka thënë se lirimi u bë pasi është arritur marëveshje për lirimin e 24 të burgosurve talibanë. Këtë e ka mohuar ministri Jalali.
"Asnjë i burgosur nuk është liruar, asnjë para nuk është dhënë, as nuk janë pranuar kërkesat", ka thënë Jalali.
Lajmi për lirimin e pengjeve vjen disa orë pasi forcat afgane dhe amerikane bastisën dy shtëpi në Kabul dhe arrestuan 10 persona që kishin lidhje me rrëmbimin. Ka pasur konfuzion, rreth asaj se kush po i mban pengjet, pasi që qeveria afgane javën e kaluar tha se ata nuk mbaheshin nga talibanët, por nga grupet kriminale.
XS
SM
MD
LG