Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Votat e 70 deputetëve të Partisë socialiste mbrëmë vonë bllokuan ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar kryeminsitrin Nano.
Opozita kërkoi ngritjen e këtij komisioni bazuar në një bisedë të përgjuar mes kryeministrit dhe kryetarit të komisionit të ligjeve të atëhereshme të parlamentit Shqiptar Fehmi Abdiu, që e denoncoi në parlament dy javë më parë deputeti Nikollë Lesi.
Gjatë votimit të mbrëmshëm 70 deputetë votuan kundër, 55 pro, ndërsa dy deputetë abstenuan.
Në emër të grupit parlamentar socialist, kryetari i këtij grupi Gramoz Ruçi duke shpjeguar votën kundër deputetëve të pozitës, tha se me këtë çështje do të merret prokuroria.
XS
SM
MD
LG