Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ka rritje alarmuese të përhapjes së virusit të SIDA-s në vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qëndrore, të cilat gjatë vitit të kaluar kanë njohur një rritje të numrit të të infektuarve prej 40% gjatë vitit të kaluar.
Kjo është bërë e ditur gjatë publikimit të raportit të Kombeve të Bashkuara mbi SIDA-n. Drejtori i programit të organziatës Botërore, që merret me luftimin e SIDA-s, Peter Piot, ka deklaruar në Bruksel se ka më shumë fonde se më parë.
"Ka më shumë para për të luftuar këtë epidemi. Kur nisëm me këtë program shtatë vjet më parë vetëm 200 milionë dollarë kishte për të luftuar sëmundjen në vendet në zhvillim. Këtë vit ne kemi 6 miliard dollarë fonde, shifër kjo 25 herë më e lartë se kur kemi nisur aktivitetin", tha Piot.
XS
SM
MD
LG