Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i politikës së jashtme evropiane, Javier Solana, përmes një deklarate ka bërë publik qëndrimin e tij ndaj krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Deklarata thekson se Solana "po ndjek nga afër punën për krijimin e qeverisë së re në Kosovë, derisa vetë Kosova po hyn në një periudhë kyce, ku energjitë duhet të përqëndrohen në arritjen e përparimit në përmbushjen e standardeve e në vecanti në mbrojtjen e pakicave."
Shefi i diplomacisë evropiane beson se qeveria e re do jetë në gjendje t'i përmbushë këto sfida me sukses, derisa shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e shefit të UNMIK-ut në arritjen e këtyre rezultateve.
XS
SM
MD
LG