Ndërlidhjet

KABUL


U lirua në orët e para të mëngjesit të sotëm, Shqipe Hebibi dhe dy kolegët e saj, që punonin për Kombet e Bashkuara në Kabul. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka folur ne telefon me Shqipen, Aneta Flanigan dhe Anxhelito Najan duke i shprehur gëzimin e tij për lirmin e tyre. Annan vlerësoi lart rolin kyc të qeverisë afgane në lirimin e pengjeve. Ndërkaq shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, dhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi kanë vizituar familjen e Shqipe Hebibit në Pejë për të ndarë me ta këtë moment të lumtur.
XS
SM
MD
LG