Ndërlidhjet

logo-print

KJEV


Udhëheqësi i opozitës ukrainase, Viktor Jushcenko, ka kërkuar nga zyrtarët dhe policia që të mbështesin pretendimet e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale të se dielës.
Jushcenko u përball në turin e dytë të zgjedhjeve me kryeministrin Viktor Janukovic, derisa rezultatet zyrtare kanë shpallur Janukovicin si fitues. Janukovic është i njohur për politikat e tij pro-ruse dhe që synojnë afrimin e ngushtë mes Moskës e Kjevit. Jushcenko nga ana tjetër synon një Ukrainë që do ketë lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.
Mbi 200 mijë mbështetësit e Jushcenkos ishin mbledhur sot në qendër të Kievit në ditën e dytë të protestave. Parlamenti i Ukrainës mbajti sot një sesion të jashtëzakonshëm, ku Jushcenko simbolikisht deklaroi:
nc112394
"Unë, Viktor Jushcenko, i zgjedhur president me vullnetin e popullit të Ukrainës e marr këtë post dhe solemnisht betohem se do mbrojë mirëqënien e atdheut tim dhe popullit të Ukrainës", tha Jushcenko në një akt simbolik. Drejtuesja e opozitës Julia Timoshenko i ka bërë thirrje mbështetësve të marshojnë në mënyrë paqësore drejt presidencës.
Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë vlerësuar zgjedhjet me plot parregullsi.
XS
SM
MD
LG