Ndërlidhjet

KIEV


Kanë vazhduar reagimet e shumta nga jashtë lidhur me zgjedhjet presidenciale të Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë "është thellë e shqetësuar nga indicjet e shumta dhe të besueshme për mashtrime në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë", tha zëdhënësja Claire Buchan, ndërsa zëdhënësi i Departamentit të shtetit bëri thirrje për hetime të plota të zgjedhjeve.
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Havier Solana, tha se Ukraina tani gjendet në udhëkryq dhe është e mundur të shpërthejë dhuna.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian "të ndihmojnë që situata të mos dalë jashtë kontrollit".
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi në Lisbonë:
"Nuk mund t'i pranojmë apo hedhim poshtë rezultatet në Ukrainë sepse ende nuk janë shpallur zyrtarisht. Ukraina është vend i madh evropian me sistem të zhvilluar ligjor. Ukraina s'ka nevojë t'ia mësojnë demokracinë, por ajo mund t'ua mësojë të tjerëve", tha Putin.
Por Solana tha se Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë dallime fundamentale.
"Përderisa Federata ruse haptas e ka mbështetur njërin nga kandidatët, shqetësimet e Bashkimit Evropian kanë të bëjnë me realizimin e standardeve demokratike", tha Solana.
XS
SM
MD
LG