Ndërlidhjet

KIEV


Gjendja në Ukrainë vazhdon të jetë e nderë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa kandidatët, kryeministri pro-rus Viktor Yanukovich dhe reformatori pro-perëndimor Viktor Yushchenko, pohojnë se kanë fituar në garën për zëvendësimin e presidentit në largim Leonid Kuchma.
Edhe pse vetë bëri thirrje për bisedime urgjente që t'i jepet fund krizës politike në vend, Kuchma sot refuzoi të bisedojë me liderin e opozitës Yushchenko, të cilin në qendër të Kievit, për të tretën ditë me radhë vazhdojnë ta mbështesin dhjetra mijë ithtarë.
Yanukovich tha se "nuk ka arsye që njerëzit tubohen në rrugë", dhe shtoi se do ta pranonte humbjen "vetëm në baza legale", ndërsa ministri i Mbrojtjes Oleksander Kuzmuk tha se nuk do të ketë lëvizje të trupave që do të ndërlidheshin me trazirat.
XS
SM
MD
LG