Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Havier Solana, tha se Ukraina tani gjendet në udhëkryq dhe është e mundur të shpërthejë dhuna.
Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso paralajmëroi se mund të ketë pasoja në marrëdhëniet e Ukrainës me Bashkimin Evropian nëse nuk bëhet rishikim serioz dhe i balancuar i rezultatit zgjedhor.
Presidenca holandeze e Bashkimit Evropian tha se planifikon të dërgojë emisar special në Kiev, kurse OSBE-ja bëri thirrje autoritetet e Ukrainës t'i verifikojnë parregullsitë në votime.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se rishikimi i zgjedhjeve të kontestuara është "absolutisht i nevojshëm". Scheffer tha se aleanca ka "shqetësime të thella" për mashtrimet në zgjedhjet e së dielës, dhe u bëri thirrje palëve të përmbahen për zgjidhjen e krizës.
Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin sot ka biseduar me telefon me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder. Njoftimi nga Moska thotë se dy liderët kanë rënë dakord që kriza duhet zgjidhur me dialog dhe në bazë të ligjit ukrainas.
Bëhet e ditur se çështja e Ukrainës do të dominojë edhe në samitin Rusi-Bashkimi Evropian, që të enjten mbahet në Hagë.
XS
SM
MD
LG