Ndërlidhjet

HAGË


Presidenti rus Vladimir Putin është takuar në Hollandë me drejtuesit e Bashkimit Evropian. Takimi synon të arrijë marrëveshje në disa fusha të ekonomisë, kur dihet se më shumë se gjysma e eksporteve të Rusisë shkon në vendet, që së fundi janë futur në Bashkimin Evropian. Njëherësh ky i fundit është i varur nga Rusia për furnizimin me energji. Bisedimet kanë përfshirë dhe krizën në Ukrainë të shkaktuar pas zgjedhjeve presidenciale.
"Qasja e Bashkimit Evropian dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës së Ukrainës është e ndryshme, por ne bashkohemi në faktin se ajo duhet të jetë paqësore në krijimin e një qeverie të ligjshme në Ukrainë", tha Jan Peter Balkenende, kryeministri i Hollandës, vendi i të cilit ka dhe kryesinë e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG